Gjobitet qytetari me 500 euro, hodhi mbeturina afër Fabrikës së Ujësjellësit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të identifikojë personin i cili kishte hedhur mbeturina në afërsi të Fabrikës së Ujësjellësit ‘’Bifurkacioni’’ në fshatin Pleshinë të Ferizajt. Kjo informatë, sipas forcave të rendit, është dërguar nga një qytetar përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë’’.

Më pas, Policia e kishte ftuar qytetarin H.H, 42 -vjeçar në stacionin e Policisë në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar. Ai u gjobit me 500 euro nga inspektorët e Komunës së Ferizajt.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen , të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.