Gjobitet për parkim ilegal dhe i konfiskohet vetura një qytetari në Ferizaj

Policia në Ferizaj ka gjobitur dhe ia ka konfiskuar automjetin qytetarit që ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion, duke parkuar veturën në mënyrë të parregullt në vendkalim të këmbësorëve, në qytetin e Ferizajt.

“Policia, e ftoi qytetarin S.B 43 vjeçar, në stacionin policor të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor. Me këtë rast, përveç gjobës, atij iu konfiskua edhe automjeti”, thuhet në një komunikatë për media nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.

Informata për këtë rast është siguruar nga një fotografi e dërguar nga qytetarët në adresën e Policisë.