Gjobitet një qytetar për vozitje të rrezikshme te nënkalimi i ri në Ferizaj

Një qytetar është gjobitur nga Policia e Kosovës, për vozitje të rrezikshme te nënkalimi i ri në qytetin e Ferizajt.

Sipas njoftimit të Policisë, Drejtoria Rajonale në Ferizaj, ka marrë veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e udhëtarëve ka shkaktuar vozitje të rrezikshme te nënkalimi i ri në qytetin e Ferizajt.

“Policia, e ftoi qytetaren L.T (M/SH/K) 33 vjeçar, në stacionin policor të Ferizajt dhe ai, në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar e për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.