Gjobitet me 30 euro vozitësi që parkoi veturën në vendkalim të këmbësorëve

Policia e Kosovës edhe sot ka vazhduar gjobitjen e ngasësve të automjeteve që nuk respektojnë rregullat e komunikacionit. Gjobitjet po bëhen pas raportimit të qytetarë në rrjetet sociale.

Policia ka gjobitur sot një qytetar në Prishtinë më saktësisht në “Rruga B”, pasi ai e kishte parkuar veturën në vendkalim të këmbësorëve.

“Bashkëpunimi aktiv i qytetarëve dhe mediave në parandalimin e kundërvajtjeve në trafik ka për qëllim krijimin e një sigurie më të madhe nëpër rrugët tona dhe krijimin e një lëvizje të lirë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në një postim në Facebook.

Ky qytetar është gjobitur me 30 euro dhe sipas Policisë deri tek kjo ardh pasi disa qytetarë e kishin postuar fotografinë në rrjetet sociale.

“Gjeni masat e ndërmarra (tiketën e shqiptuar) nga Policia, ndaj një kundërvajtësi i cili është ndal në vendkalim të këmbësorëve, veprimi i të cilit është publikuar përmes rrjeteve sociale”, thuhet më tej.

 

Vozitësit gjobiten përmes fotografive që qytetarët ua dërgojnë policëve