Gjobitet kompania, kapet duke hedhur mbeturina inerte përgjatë rrugës Prishtinë-Prapashticë

Një kompani është kapur duke hedhur mbeturina inerte përgjatë rrugës magjistrale Prishtinë-Prapashticë më 27.10.2024.

Kështu ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ai ka thënë se kjo sjellje e papranueshme është ndëshkuar menjëherë me gjobë, dhe kompania është e detyruar që brenda afateve ligjore të pastrojë hapësirën dhe ta rikthejë në gjendjen e mëparshme.

“Në fshatin Keqekollë, një kompani është kapur duke hedhur mbeturina inerte përgjatë rrugës magjistrale Prishtinë-Prapashticë. Kjo sjellje e papranueshme është ndëshkuar menjëherë me gjobë, dhe kompania është e detyruar që brenda afateve ligjore të pastrojë hapësirën dhe ta rikthejë në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu, për pengimin e personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës është vendosur gjobë shtesë”- ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se paralajmëroj të gjithë ata që mendojnë të ndotin apo dëmtojnë hapësirat publike se nuk do të ketë tolerim.

“Çdo veprim i tillë do të ndëshkohet me gjoba të rënda dhe do të njoftohet policia për ndjekje të mëtejshme ligjore”- ka njoftuar tutje ai.