Gjobiten shoferët që bënin gara ilegale të shpejtësisë në autostrada
Policia e Kosovës ka identifikuar disa shoferë duke bërë gara ilegale të shpejtësisë dhe ndaj tyre ka shqiptuar gjoba duke ua ndaluar përkohësisht edhe vozitjen.
Ky veprim është ndërmarrë në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada”.
Siç bëhet e ditur, Njësia për Kontroll të Autostradave i ka gjobitur ata me nga 400 euro, u ka shqiptuar 4 pikë negative dhe për 10 muaj ua ka ndaluar vozitjen, duke i larguar nga trafiku.
“Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit " Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 €, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku”- thuhet në njoftimin e Policisë.