Gjobiten kompanitë turistike, kishin shumë udhëtarë në autobusët që vinin nga Shqipëria

Inspektorët e Komunës së Prizrenit, të asistuar nga Policia e Kosovës, kanë ndërmarrë një aksion kontrolli të autobusëve që po hynë nga Shqipëria.

Sipas një qytetari, i cili në adresë të KALLXO.com ka dërguar foto, objekt i këtij operacioni është respektimi i masave ndaj COVID-19 nga kompanitë e autobusëve.

Qytetari ka thënë se inspektorët kanë shqiptuar gjoba për disa nga kompanitë turistike për mosrepsketim të masave të COVID-19.

Po ashtu, të asistuar nga Policia, inspektorët kanë zbritur nga autobusët udhëtarët për shkak se numri i tyre ishte më i lartë seç duhej sipas masave të institucioneve qeveritare për mbrojtje nga sëmundja COVID-19.

Autobusët e shumë kompanive janë ndalur në pjesën e autostradës afër Prizrenit.