Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Gjobat që mund t'i merrni nëse shkelni masat ndaj COVID-19

Qytetarët të cilët nuk respektojnë vendimin e marrë sot nga Ministria e Shëndetësisë për lëvizje vetëm për 90 minuta mund të dënohen më gjobë sipas Ligjit për Kundërvajtje Administrative.

“Prej 1,000 Euro deri në 2.000 Euro gjobë për personat fizikë dhe prej 3,000 Euro deri në 8.000 Euro për personat juridikë, ndërsa personi përgjegjës i personit juridik dënohet prej 500 Euro gjobë deri me 1,500 Euro”, thuhet në vendimin e ministrisë.

Ministria e Shëndetësisë sot ka marrë vendim që qytetarët mbi moshën 16-vjeçare, nga e mërkura, (6:00 mëngjes), do të kenë të drejtë qarkullimi vetëm një orë e gjysmë në ditë. E koha e tyre e daljes jashtë shtëpive do të përcaktohet në bazë të numrave të parafundit të letërnjoftimeve.