Gjoba të larta në Emiratet e Bashkuara Arabe ndaj atyre që tubohen apo bëjnë vizita për Bajram

Policia e Abu Dabit ka paralajmëruar publikun kundër kënaqësive si masë kyqe për të kontribuar në uljen e kurbës dhe përhapjes së COVID-19, raporton Emirates News Agency.

Shkelja e masave lidhur me tubimet publike dhe private, festat dhe takime tjera kudo në vende publike, shtëpi apo ferma do pasojë me gjobë.

Sipas një urdhri të policisë për ata që ftojnë ose organizojnë tubime do dënohet me 2,321 euro, kurse për cdo pjesëmarrës do vlejë gjoba prej 1,160 euro.

Kjo lëvizje është bërë në në përputhje me Rezolutën numër 38 të vitit 2020 që mbulon implementimin e rregullores lidhur me shkeljet e masave parandaluese për të limituar përhapjen e virusit.

Policia theksoi se shkelësit e rregullores do referohen te Prokuroria Federale për emergjenca, kriza dhe katrastrofa ku do merren hapat e mëtejshëm për marrjen e veprimeve ndaj atyre që nuk u përmbahen masave.

Gjithashtu u vë theksi tek rëndësia e “distancimit social” dhe shmangjen e ‘mbledhimeve familjare” për të ndalur përhapjen. Policia përsëriti urgjencën për të vëzhguar të gjitha masat e sigurisë gjatë festës së Kurban Bajramit.