Gjoba për mosmbajtje të maskave në afërsi të konvikteve në Prishtinë - FOTO

Zyrtarët policorë gjatë mëngjesit të sotëm kanë qëndruar më afërsi të Qendrës së Studenteve në Prishtinë, ku kanë monitoruar respektimin e masave për parandalimin e pandemisë COVID-19 si dhe veprimet e kundërligjshme në komunikacionin rrugor.

Në rastet e thyerjes së rregullave në trafik, policia shqiptonte gjoba njëjtë sikurse edhe për ata qe nuk respektonin mbajtjen rregullin për mbajtjen e maskës në mënyrë që të parandalohet përhapja e pandemisë.

KALLXO.com ka siguruar edhe pamje të punës së zyrtarëve policorë që janë vendosur në afërsi të Qendrës se studenteve.