Ilustrim: Kallxo.com

Gjlan, konfiskohet mall i kontrabanduar

Policia Kufitare e Kosovës në fshatin Muçibabë të Komunës së Gjilanit kanë ndalur automjetin me targa të Kosovës të cilin e drejtonte një person i komunitetit serb.

Sipas Policisë, me automjet transportoheshin artikuj të ndryshëm ushqimor, pije të ndryshme alkoolike dhe joalkoolike dhe disa pako të cigareve për të cilat drejtuesi i automjetit nuk kishte kurrfarë dokumenti.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se dyshohet se ky mall nga Serbia në Kosovë  ka hyrë përmes rrugëve ilegale.

Për këtë rast është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër te tij është iniciuar rasti.

Automjeti dhe malli janë konfiskuar dhe të njëjtit janë dërguar në terminal doganor.

Ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.