Gjithçka varet nga ndihma e Perëndimit

Lufta në Ukrainë po vazhdon edhe sot në ditën e 107 me luftime të ashpra në rajonin e Sievierodonetsk ku trupat ukrainase pretendojnë se kanë avancuar në luftime të ashpra në rrugë ndonëse  thonë se shpresa e tyre e vetme për ta kthyer valën është me më shumë artileri për ta kompensuar fuqinë masive të ushtrisë së Rusisë.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy ka deklaruar se Ukraina po “mbahet” në qytetet kryesore të vijës së parë në Donbas.

“Sievierodonetsku, Lysychansku dhe qytete të tjera në Donbas, të cilat pushtuesit tani i konsiderojnë si objektiva kyçe, po rezistojnë”, tha ai, duke shtuar se Ukraina ka pasur njëfarë suksesi në Zaporizhzhia.

Serhiy Haidai, guvernatori ukrainas i Luhanskut, tha se nëse perëndimi mund ta  furnizonte Ukrainën armë me rreze të gjata veprimi, forcat ukrainase do të ishin në gjendje ta “pastronin Sievierodonetskun brenda dy ose tri ditësh”.

Vërejtjet e Haidait në Telegram erdhën pasi Zelenskiy tha se beteja për qytetin lindor do ta vendoste fatin e Donbasit dhe po i sheh ndoshta luftimet më të vështira që nga fillimi i pushtimit rus.

Zelenskiy loboi sërish për më shumë armë nga perëndimi, duke e krahasuar pushtimin e Rusisë me Covid-in dhe duke i përshkruar armët dhe sanksionet si një vaksinë. “Armët dhe sanksionet janë … një vaksinë … kundër Covid-22 e sjellë nga Rusia”, tha Zelenskiy përmes një video-lidhjeje në një gala festim lidhur me 100 njerëzit më me ndikim të revistës Time të vitit.

Dy britanikë dhe një shtetas maroken, të kapur ndërkohë që luftonin në ushtrinë ukrainase në Mariupol, janë dënuar me vdekje nga zyrtarë pro-rusë pas një procesi disaditor të përshkruar si një “gjyq i neveritshëm i kohës sovjetike”. Një gjykatë në Ukrainën lindore të kontrolluar nga Rusia e dënoi 28-vjeçarin Aiden Aslin, nga Neëark, 48-vjeçarin Shaun Pinner, nga ëatford dhe Saaudun Brahim me akuza për “terrorizëm”.

Sipas vlerësimit të fundit nga zyrtarët perëndimorë, numri i ushtarëve rusë të vrarë që kur Putin i urdhëroi trupat e tij në Ukrainë mund të jetë deri në 20,000. Vlerësimet e mëparshme, të dhëna disa javë më parë, ishin rreth 15,000. Zyrtarët e lartcekur nuk spekuluan për numrin e ukrainasve të vrarë në luftë.

Viktimat ushtarake ukrainase tani janë midis 100 dhe 200 në ditë, sipas Mykhailo Podolyak, këshilltar i lartë i Zelenskiy, i cili foli me BBC të enjten. Presidenti ukrainas tha javën e kaluar se ushtria ukrainase po i humb 60 deri në 100 ushtarë në ditë.

Kremlini zyrtar ka deklaruar se nuk është arritur asnjë marrëveshje me Turqinë për eksportimin e dërgesave të grurit ukrainas përmes Detit të Zi. Turqia është angazhuar për një marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës për ta lehtësuar krizën globale të ushqimit duke e negociuar kalimin e sigurt të grurit të ngecur në portet e Detit të Zi, por përpjekjet e saj janë ndeshur me rezistencë. Ukraina thotë se Rusia po vendos kushte të paarsyeshme dhe Kremlini thotë se dërgesa varet nga përfundimi i sanksioneve.

Qeveria e Finlandës po planifikon ta ndryshojë legjislacionin e kufirit për të lejuar ndërtimin e barrierave në kufirin e saj lindor me Rusinë, tha ajo. Vendimi për ta ndryshuar legjislacionin e kufirit vjen ndërkohë që qeveria finlandeze nxiton ta forcojë sigurinë kufitare mes pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe ofertës së Finlandës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.

Sipas statistikave të agjencisë së OKB-së për refugjatët, gati pesë milionë ukrainas janë regjistruar në të gjithë Evropën që nga fillimi i luftës. Shumë më tepër jenë larguar nga Ukraina, me të dhënat e UNHCR-së që tregojnë se më shumë se 7.3 milionë kalime kufitare jashtë Ukrainës ishin regjistruar deri më 7 qershor. 2.3 milionë kalime të tjera ishin regjistruar përsëri në Ukrainë. Lufta në Ukrainë “ka shkaktuar një nga krizat më të mëdha të zhvendosjes njerëzore në botë”, ka thënë UNHCR.

Rusia mund të ketë më shumë të ardhura nga shitjet e karburanteve fosile tani sesa para pushtimit të Ukrainës, sipas një zyrtari amerikan. Rritjet në çmimet globale të naftës e kanë kompensuar ndikimin e ndalimeve të importit, u tha ligjvënësve i dërguari i SHBA për sigurinë energjetike Amos Hochstein gjatë një seance dëgjimore në Senat. Rusia ka qenë në gjendje të shesë më shumë mallra për blerësit e tjerë, duke përfshirë konsumatorët kryesorë të energjisë Kinën dhe Indinë, duke ia ofruar atë me një zbritje të naftës nga origjina të tjera, tha ai.

Presidenti francez Zelenskiy ka deklaruar se ka pasur një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron, në të cilën “vëmendje e veçantë iu kushtua rrugës së Ukrainës drejt BE-së”. “Ne jemi duke koordinuar hapat,” ka shtuar ai./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala