Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gjini për premtimet elektorale: Bini për toke pak se boll janë lodhur njerëzit t`u i rrejtë

Kryetari i Komunës së Gjakovës dhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardina Gjini, ka kritikuar partitë politike në vend të cilat po japin premtime të mëdha gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai, në Debat Pernime, tha se kolegët nga politika nuk duhet me i rrejtë qytetarët me premtime që nuk realizohen.

“Premtimet e partive politike duhet me qenë pak më përtokë, unë po besoj. Nëse nuk ma shohim për të madhe, po dua me iu thënë politikanëve, bini për toke pak se boll janë lodhur njerëzit t`u i rrejtë, duhet me premtua çfarë është e bëshme”, ka thënë Gjini.

“E kanë sofistikuar rrenën në këto zgjedhje, disa parti, dojnë me çu rrugën në Shkodër, a në fakt rruga e shtrune. E kanë sofistikuar, e kanë kamuflua, duhet me ra përtoke pak”, deklaroi ai.