Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gjini pas takimit me Lajçak: Mbështesim planin e Bashkimit Evropian

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini pas takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, tha se si parti mbështesin planin fanko-gjerman.

“Kosova është në një moment të rëndësishëm dhe mundet me ecë përpara më një marrëveshje që është propozuar. Kryetari Haradinaj e përcjelli tek Lajçak mendimin që ka elemente të mira” – tha Gjin pasi takimit.

“Kemi pasur mendime dhe insistime që detaje të vogla të sqarohen. Nuk ka ndryshim prej qëndrimit të Aleancës, ne e mbështesim një marrëveshje të tillë”- shtoi ai.

Tutje Gjini ka thënë se nëse kjo marrëveshje vjen në Kuvend, do t’i ketë votat e AAK-së.

“Nëse një marrëveshje e tillë vjen në Kuvend do ta ketë mbështetjen e Aleancës. Kryetari është interesuar edhe për pakon financiare që vjen pas marrëveshjes, por edhe disa detaje të tjera, nuk kemi dilema të mëdha mirëpo gjithmonë na duhet pak qartësi dhe siguri” – tha ai.

Gjini ka treguar edhe për pritjet e AAK-së për takimin trilateral që pritet të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë.

“Data 18 duhet me ndodhë, shpresojmë që të ketë përparim, marrëveshje. Aneksi është më tepër sqarim për palët, po duket që ka të bëjë me garancitë që i lypin, ka njerëz që i kanë parë disa drafte. Ne shpresojmë që me datën 18 të ketë marrëveshje” – theksoi ai.

Lajçak sot takoi edhe Memli Krasniqin e PDK-së, i cili pas takimit tha se nuk e përkrah planin franko-gjerman ashtu siç është.

Lajçak ka ardhur të enjten në Kosovë, ku ka zhvilluar takime me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin për dialog, Besnik Bilisimi.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka thënë se kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë janë pajtuar se nuk ka nevojë të diskutohet për Planin franko-gjerman, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Krasniqi pas Takimit me Lajçak: Shpreha rezervat që i kemi për marrëveshjen