Gjini nikoqir i Haradinajt dhe anëtarëve tjerë të AAK-së, diskutojnë për aktualitetin politik

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj mbrëmjen e së premtes është pritur në një darkë pune në Gjakovë.

Nikoqir i kësaj mbledhie ishte Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Darkë pune në Gjakovë me ministra, kryetarë komunash, deputetë, ish-kryetarë e bashkëpunëtorë, të shtruar nga kryetari Ardian Gjini. Kënaqësi të diskutojmë me njerëz të përkushtuar rreth aktualitetit politik, çështjeve që na preokupojnë dhe punëve që na presin si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

AAK aktualisht është pa kryetar, pasi Haradinaj ka dhënë dorëheqje ditë më parë.

Siç është shpjeguar nga anëtarët e partisë, ai këtë veprim e ka bërë për shkak të procedurave të zgjedhjeve të brendshme.

Pse dha dorëheqje Ramush Haradinaj nga kreu i AAK-së?