Jeta ne Komnune - Ardian Gjini - Komuna Gjakove - Foto: Fatrion Ibrahimi

Gjini: Derisa nxënësit ende bartin drutë, harroni kompjuterët

Ardian Gjini në dabatin për komunën e Gjakovës, të cilën komunë  e udhëheq prej vitit 2017, sonte përballë Jeta Xharrës foli edhe për shkollat.

Shkolla “Emin Duraku” ka mungesë të kompjuterëve dhe për një gjë të tillë Ardian Gjini thotë se pas nxemjeve qendrore, tualeteve e gjërave bazike atëherë do të mendojmë për kompjutera.

“Përderisa nxënësit nuk mund të hyjnë në tualet, përderisa nxënësit bajnë dru me i shti stufës, harroni kompjuterat”, thotë Gjini sa i përket mungesës së kompjuterëve në shkolla.

Ai tha se në 10 shkolla do të bëhet wifi-ja, ndërsa kompjuterët do të bëhen gradualisht sepse nuk ka shkolla pa kompjuterë, por shkollat po kërkojnë kompjuterë për diçka tjetër.

Gjini tha se qëllimi i tij është që të gjitha shkollat e Gjakovës të kenë ngrohje qendrore dhe jo probleme me kulm e pastaj të kalohet te pjesa e kompjuterëve e tabletëve.

Të ftuar në studio janë edhe tre asamblistë, dy prej tyre nga opozita, Ali Tafarshiku nga Alternativa, Mimoza Shala nga Vetëvendosje dhe Shpend Kumnova nga AAK-ja, ndërsa në Zoom Ideal Zhaveli nga Këshilli Rinor i Veprimit Lokal- KVRL.