Biblioteka në gjimnazin "17 Shkurti" në Obiliq-Fotografi nga ETEA në Facebook

Gjimnazi i Obiliqit bëhet me bibliotekë

Gjimnazi “17 Shkurti” në Obiliq është pajisur me bibliotekën shkollore, njofton organizata ETEA.

Biblioteka moderne e shumëngjyrëshe përmban tituj të ndryshëm librash në gjuhët shqipe dhe angleze të dhuruar nga ETEA.

Sipas organizatës implementuese, kjo bibliotekë do të jetë pikëtakim për lexim, diskutim dhe aktivitete të tjera për nxënësit e shkollës.

“Ky kontribut u mundësua nga vetë nxënësit të cilët, paraprakisht u trajnuan mbi rëndësinë e aktivizmit në shkolla dhe më pas identifikuan dhe mundësuan eliminimin e mangësive në shkollën përkatëse”, shkruan organizata.

Ky projekt është mundësuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Biblioteka në gjimnazin “17 Shkurti” në Obiliq-Fotografi nga ETEA në Facebook