Foto: REL/Reuters

Gjimnazi 'Ahmet Gashi' vazhdon mësimin online, shkolla në renovim

Gjimnazi i shkencave shoqërore “Ahmet Gashi” në Prishtinë do të vazhdojë mësimin online edhe javën tjetër për shkak të renovimeve në objektin e shkollës.

“Njoftohen nxënësit dhe mësimdhënësit se TASKFORCA e shkollës në mbledhjen e mbajtur me datën: 22.01.2021 ka marr vendim që edhe në javën e ardhshme prej datës: 25.01.2021 deri me datën: 29.01.2021 mësimi të mbahet online përmes platformës Google Classroom sipas orarit të mësimit, për shkak të renovimeve që po bëhen në shkollën tone”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Mësimi në këtë shkollë ka filluar sipas skenarit C.

Mësimi në gjysmë vjetorin e dytë për vitin shkollor 2020/21 ka filluar më 18 janar në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës.

Nuk nisi në të gjitha shkollat perioda e dytë e mësimit në Kosovë