Ilustrim

Gjimnazi 'Ahmet Gashi' rikthehet në shkollë me skenarin B

Gjimnazi “Ahmet Gashi” në Prishtinë nga dita e hënë do të fillojë mësimin sipas skenarit B, apo të kombinuar.

Kjo është bërë me vendim të Task Forcës së shkollës në mbledhjen e mbajtur sot, e cila shkollë deri më tani ishte duke mbajtur mësim nga distanca për shkak të rasteve me COVID-19.

“TASK FORCA e shkollës, në mbledhjen e vet të mbajtur me dt 20.11.2020, vendosi që nga data: 23.11.2020 (e hënë) mësimi në shkollën tonë të zhvillohet nga Skenari C në Skenarin B. Mësimi për nxënësit që vijnë në shkollë do të mbahet me orar të rregullt ku ora mësimore do të zgjat 30 minuta”, është bërë e ditur në një njoftim për media.

Tutje thuhet se mësimi për nxënësit që do të mbajnë mësimin nga distanca do të realizohet me anë platformës Google Classroom.

“Mësimdhënësit njësinë mësimore që e shpjegojnë me nxënësit që janë në shkollë do t’a përgatisin në formën e prezantimit për t’ua shpërndarë nxënësve që janë në distancë.  Ky material do të dërgohet tek nxënësit që janë në distancë brenda ditës ku ata do t’a kenë mundësinë t’i marrin materialet mësimore/detyrat, etj. sipas orarit të rregullt mësimor”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Më poshtë gjeni të bashkangjitur orarin e ziles :

NDËRRIMI I PARË

FILLIMI                  MBARIMI          PUSHIMI

  1. 8:00 8:30 5′
  2. 8:35 9:05 5′
  3. 9:10 9:40 20′
  4. 10:00 10:30 5′
  5. 10:35 11:05 5′
  6. 11:10 11:40 –

NDËRRIMI I DYTË

FILLIMI                  MBARIMI          PUSHIMI

  1. 12:00 12:30 5′
  2. 12:35 13:05 5′
  3. 13:10 13:40 20′
  4. 14:00 14:30 5′
  5. 14:35 15:05 5′
  6. 15:10 15:40 –

Mësimi për vitin shkollor 2020/21 për shkak të pandemisë COVID-19 ka filluar në dy faza, e para më 14 shtator dhe e dyta më 21 shtator.

Për zhvillimin e mësimit në kohë pandemie Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgatitur tre skenarë të ndryshëm. Skenari A është për mësim fizik në shkolla, skenari B – mësimi i kombinuar dhe skenari C – mësimi online nga platforma të ndryshme.