Gjilani themelon Qendrën Kulturore Europiane

Në Ditën e Europës, Komuna e Gjilanit ka themeluar sot Qendrën Kulturore Europiane.

“Kjo qendër ka të fuzionuar bibiotekën regjionale Fan S. Noli, Galerinë e Qytetit, Muzeun e Qytetit, bibloteka e qytetit “Beqir Musliu” (në themelim), klubin e lexuesve të biblotekës “Agon Musliu”(në themelim) e aktivitetete e organizata joqeveritare me orientime europiane e kulturore”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të komunës.

Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sporit, Deniza Limani, ka thënë se për shkak të pandemisë nuk kanë arritur ta përmbyllin pjesën formale, por ceromonia do të organizohet menjëherë pas pandemisë.

Sipas njoftimit, selia e Qendrës Kulturore Europiane do të jetë në objektin e bibliotekës, meqë ndërtimin e këtij objekti e ka mbështetur BE dhe komuna.