Gjilani pranon donacion një aparat oksigjeni nga 'Bio Lab'

Komuna e Gjilanit ka pranuar sot edhe një aparat oksigjeni, donacion nga laboratori i specializuar “Bio Lab” dhe pronari Xhelal Demiri.

“Faleminderit shumë prej laboratorit të specializuar “Bio Lab”, për këtë ndihmë që është shumë e nevojshme në kushtet të cilat jemi në këtë fazë. Në kohën e përballjes dhe mobilizimit për parandalimin e pandemisë Covid-19, solidariteti i bizneseve është duke vazhduar në të gjitha format së bashku me mbështetjen e madhe të komunitetit të biznesit privat”, ka thënë Kryetari Lutfi Haziri.

“Ky aparat për oksigjen destinohet për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe do të rris në nivel edhe më të lartë kushtet për shërbime ndaj qytetarëve”, ka shtuar ai.

Kurse, sipas një njoftimi për media,  donator Xhelal Demiri, ka thënë se dëshiron të jetë mbështetës në këtë fazë për shëndetësinë primare dhe siç ka thënë ai do të jetë mbështetës edhe në të ardhmen deri në tejkalimin e plotë të pandemisë.

Deri më tani, në Kosovë janë regjistruar 170 persona të infektuar me coronavirus, 24 të shëruar dhe 4 të vdekur.