Gjilani planifikon të shpenzojë 760 mijë euro për ndërtimin e stacionit të ri të autobusëve

Komuna e Gjilanit ka hapur tender për ndërtimin e stacionit të ri të autobusëve.

Vlera e parashikuar për këtë projekt është 760 mijë e 278 euro.

Kohëzgjatja e kësaj kontrate pritet të jetë 6 muaj.

Ky tender është duke u realizuar përmes procedurës së hapur.

Stacioni i ri i autobusëve do të ndërtohet në lokacionin e stacionit aktual të autobusëve në Gjilan.

Kriter për dhënien e kontratës është çmimi më i ulët.

Si afat për dorëzimin e tenderëve nga kompanitë është caktuar data 8 korrik.

Tenderi për ndërtimin e stacionit të autobusëve është iniciuar më 29 maj 2020.