Gjilan

Gjilani llogarit dëmet nga stuhia e mbrëmshme

Reshjet dhe erërat e fushqime gjatë ditës së djeshme kanë shkaktuar disa dëme materiale në Komunën e Gjilanit.

Nënkryetari i kësaj komunë, Arbër Ismajli ka njoftuar se erërat e fuqishme të cilat kanë zgjatur për një kohë të shkurtër kanë shkaktuar dëmtime materiale, por pa lëndime në njerëz.

Ismajli ka njoftuar se pas vizitës në terren, kanë hasur në shtylla eklektike të thyera, drunjë të rrëznuar dhe vetura të dëmtuara.

“Kemi vizituar pjesën më të madhe në Komunën e Gjilanit dhe përpos raportimeve për dëme materiale, fatmirësisht nuk kemi lëndime në njerëz. Deri më tani kemi hasur në një shtyllë elektrike të thyer, drunjë të rrëzuar, disa vetura të dëmtuara dhe në lokacione të ndryshme ka dëmtime të kulturave bujqësore dhe dëmtim të shtandeve në rrugën e Përlepnicës.”, ka thënë Ismajli.

Ai ka bërë të ditur se tani kur  Gjilani është duke kaluar një fazë të kujdesit të lartë për tejkalimin e thatësisë, reshjet e mbrëmshme përpos zbritjes së temperaturave të larta, nuk kanë shënuar ndonjë ndryshim në grumbullimin e ujit të pijshëm.