Një person duke u testuar për COVID-19 në Prishtinë - Foto: REL/AFP

Gjilani ende nuk e ka marr dritën e gjelbërt për të filluar testimet serologjike

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të bëhen testet serologjike në të gjitha komunat e Kosovës.

Për të filluar testimi nëpër komuna duhet të bëhet furnizimi me teste dhe të i jepet drita e gjelbët nga institucionet kompetente për këto testime.

Komuna e Gjilanit ende nuk ka marrë apo dërguar një kërkesë për të filluar testimin me testet serologjike.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Selami Xhemaili, tha për KALLXO.com se një kërkesë e tillë nuk është e nevojshme të bëhet pasi që testet do të përfshijnë gjitha komunat.

Xhemaili, thotë se e mirëpret këtë vendim dhe se këto teste do ua lehtësojnë punën.

“Po besoj që kemi me kanë ma efikas. Prej datës 8 korrik ka njerëz që nuk kanë marrë rezultatet dhe janë në pritje”, u shpreh ai.

Tutje, ai theksoi se e kanë rritur stafin shëndetësorë për 12 mjekë, dhe se janë në pritje të shtohet numri edhe i infermierëve, në mënyrë që të përmbushet edhe pjesa kufitare me shërbime mjekësore.

Ndërsa, deri më tani vetëm komuna e Prishtinës ka marrë leje që të bëjë teste serologjike, këtë e ka bërë të ditur kryetari, Shpend Ahmeti.

Testet serologjike janë e kunderta e testit RT- PCR, pra përmes testeve serologjike zbulohet nëse ai person e ka kaluar infeksionin apo jo, që do të thotë zbulohet nëse personi ka pasur më parë infeksion pa e vënë re.

Gjithë ky zbulim bëhet përmes sistemit imunitar dhe antitrupave që gjendjen brenda trupit të njeriut, përmes analizës së gjakut.

Qeveria gjithashtu ka vendosur që të licensohen edhe klinikat private për të kryer teste të COVID-19, kështu duke rritur kapacitet për testim, ku deri më tani këto testë janë kryer vetëm në Institutin Kombetar të Shëndetësisë Publike.

 

 

Komuna e Prishtinës merr lejen për testet serologjike për COVID-19