Prishtina, Foto: KALLXO.com

Gjilani dhe Peja me cilësi të dobët të ajrit

Matjet e Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) tregojnë se Brezovica, Mitrovica janë të vetmet nga stacionet e tyre që kanë cilësi të mirë të ajrit këtë pasdite.

Sipas matjeve në Dardhishtë, Drenas, Hani të Elezit, Obiliq, Palaj, Prishtinë dhe Prizren rezulton të ketë cilësi të pranueshme të ajrit.

Përderisa në Gjilan dhe në Pejë ka cilësi të dobët të ajrit.

IHMK bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Duke klikuar KETU ju mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.