Gjilani dërgon 20 furgona me ndihma në Shqipëri

Qytetarët e Kosovës nga shumë komuna të vendit janë mobilizuar për të grumbulluar ndihma të ndryshme për t’i dërguar në Shqipëri.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje të ndihmave që janë nisur drejt Shqipërisë nga komuna e Gjilanit.

Një faqe në Facebook e titulluar “Thurje”, ka bërë të ditur se 20 furgona me ndihma nga qytetarët e janë nisur drejt Durrësit.

“Solidariteti i thyen kufijtë! Dy fjalë për qeverinë: Të paktën këto ditë, kalimi i rrugës së Kombit të jetë falas. Nuk varfërohet konçesionari”, thuhet në publikimin e tyre.

Nga tërmeti tragjik i mëngjesit të sotëm, deri më tani raportohet se numri i viktimave ka shkuar në 22 dhe mbi 600 janë të lënduar, nga ta 9 janë në gjendje të rëndë.

Ende nuk dihet numri i njerëzve të evakuuar.

Shqipëria bashkohet! 20 furgona me ndihma nga qytetarët e Gilanit u nisën drejt Durrësit.Solidariteti i thyen kufijtë!Dy fjalë për qeverinë:Të paktën këto ditë, kalimi i rrugës së Kombit të jetë falas. Nuk varfërohet konçesionari.

Publiée par Nisma #Thurje sur Mardi 26 novembre 2019