Gjilani bëhet me automjet me shkallë hidraulike për shuarjen e zjarrit
12.9.2022 - 16:23
Njësiti i zjarrfikësve në Gjilan është pajisur sot me shkallë hidraulike për shuarjen e zjarrit, me gjatësi 30 metra.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni.
Ai tregoi se kjo u mundësua nga ndihma dhe bashkëpunimi i mirë me bashkatdhetarët dhe një organizatë gjermane.
“Mirënjohje dhe falënderim për organizatën gjermane “Konvoi der Hoffnung”, vëllezërit Orana: Orani Group GmbH, Heidelberg, Orani GmbH Karlsdorf dhe Orani Malersysteme AG Zürich, aktivisten Sabile Aliu Sahiti, aktivistin Veli Hyseni dhe gjithësecilin për angazhimin. Tashmë jemi më të sigurtë.” – ka shkruar Hyseni në Facebook.
Ai shtoi se shkalla e parë hidraulike është makinë e vlefshme për komunën e tyre dhe trajnimin e stafit për këtë qëllim.