Ilustrim

Gjilanasit i zbulohet droga e fshehur në trup

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në rrugën “Halim Orana” në Gjilan.

Arrestimi u bë për shkak se të njëjtit iu gjetën substancë narkotike të llojit marihuanë në trup.

Në raportin policor thuhet se policia gjatë kontrollit të të dyshuarit kishte gjetur dhe konfiskuar 13 qese marihuanë me peshë 4.4 gram në trupin e tij.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari ndalohet  në mbajtje.