Drogëa e thikat e konfiskuara në aksionin e Policisë në Klinë, Foto: Policia e Kosovës

Gjilanasi kapet me drogë gjatë orës policore

Një person është arrestuar dje, për shkak se nuk e ka respektuar orarin e lëvizjes sipas vendimit të Qeverisë.

Policia njofton se gjatë kontrollit, atij i është gjetur edhe substancë narkotike.

Atij i janë gjetur 4 gr marihuanë, në komunën e Gjilanit.

Përveç marihuanës, personi i dyshuar kishte pasur edhe dy thika, një mulli për bluarjen e marihuanës dhe një pako me letra për mbështjellje të substancës narkotike.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.