Ilustrim

Gjilanasi e shantazhon një grua i kërkoi 1 600 euro

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan 30 ditë paraburgim ndaj të pandehurit B.I. për shkak të ngacmimit dhe mbajtës në pronësi të armës.

Prokuroria dyshon se i pandehuri B.I, që nga qershori i vitit të kaluar e deri më 15 maj të këtij viti me qëllim të frikësimit, lëndimit dhe dëmtimit të pasurisë, ka kanosur të dëmtuarën L.N., në atë mënyrë që përmes rrjeteve sociale ‘’Facebook’’ dhe ‘’Instagram’’, e ka shantazhuar të njëjtën që të dilte pa dëshirën e saj, me ç’rast nga ajo kërkon 1.600 euro, duke e kërcënuar se nëse nuk ia dërgon këto para do ta vriste, me çka tek e njëjta ka shkaktuar shqetësim.

Përveç akuzës për ngacmim, i dyshuari akuzohet edhe për mbajtjes të dy armëve të zjarrit në shtëpinë e tij në fshatin Beguncë të Vitisë.

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!