Gjilanasi dëmton përçuesit e rrymës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një gjilanas ka dëmtuar disa përçues të rrymës duke shkaktuar kështu rrezik të përgjithshëm.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00.

Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse dhe prokurori kompetent, kurse nuk raportohet për arrestim.