Gjilanasi arrin t'ia marrë revolen një personi që e kanosi, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

Një person nga Gjilani ka raportuar në Polici se sa ishte duke e pastruar lokalin e tij, një i dyshuar, i panjohur, e ka kanosur me revole.

Sipas Policisë, ai ka arritur që të dyshuarit t’ia marrë revolen dhe i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me veturë.

Policia thotë se revolja e dyshuar është sekuestruar së bashku me një karikator dhe gjashtë fishekë dhe rasti vazhdon të hetohet.

Ngjarja ka ndodhur dje në Rrugën e Kamenicës në Gjilan në ora 02:50.