Gjilan, voziti 123 km/h në zonën 50km/h, i konfiskohet patentë shoferi

Policia ia ka konfiskuar patentë shoferin një qytetari në Gjilan, i cili në zonën ku shpejtësia e lejuar është 50km/h është kapur duke vozitur 123 km/h.

Të njëjtit Policia i ka shqiptuar gjobë 300 euro dhe ia ka hequr tre pikë.

“Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj dhe tri (3) pikë negative” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Drejtoria Rajonale në Gjilan u ka bërë thirrje vozitësve të respektojnë normat dhe ligjet e trafikut.