Ilustrim

Gjilan, vozitësja përplaset me veturë në murin e një shtëpie

Një grua raportohet se teksa ishte duke drejtuar veturën nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën dhe aksidentohet me një mur të shtëpisë.

Rasti ka ndodhur në lagjen Dardania në Gjilan mbrëmë rreth orës 19:50.

Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë, lëndime trupore pësojnë vozitësja e automjetit dhe një pasagjere, të cilat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi.