Ilustrim

Gjilan, vëllai raporton zhdukjen e motrës

Policia e Kosovës njofton se një burrë ka raportuar se motra e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku mund të ketë shkuar.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje në Gjilan rreth orës 02:30.

Tutje policia sqaron se sipas ankuesit ajo ka probleme me depresionin dhe këtë gjë e ka përsëritur edhe me parë.

Sipas policisë rasti është duke u hetuar.