Spitali Regjional i Gjilanit Foto: KALLXO.com

Gjilan, vdesin dy persona nga COVID-19

Dy persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur mbrëmë në Gjilan.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Selami Xhemaili, tha për KALLXO.com se njëri nga viktimat është nga Gjilani dhe tjetri nga Vitia.

“Njëri është nga komuna e Gjilanit dhe njëra nga komuna e Vitisë. Të dy kanë ndërruar jetë mbrëmë në spitalin Regjional të dytë të identifikuar me COVID-19. Njëri është 70 vjeçar që është i Komunës së Gjilanit  dhe tjetra është 56 vjeçare nga Vitia”, tha ai.

Deri më tani, në vendin tonë janë shënuar 7.652 persona të infektuar me COVID-19, 4.129 të shëruar dhe 192 viktima.