Gjilan: Vdes një person i infektuar me COVID-19

Një person i infektuar me COVID-19 ka vdekur  në Spitalin e Gjilanit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori klinik i këtij Spitali, Ukshin Ismaili.

“Po, sot, fatkeqësisht e ka humbur betejën me COVID-19 pozitiv edhe një pacient në mjekimin intensiv”, ka thënë ai.

Aktualisht në Kosovë numri i të infekuarve me coronavirus ka kaluar shifrën 10 mijë persona, ndërsa numri i vdekurve është 316.