Gjilan, vazhdon grumbullimi i ndihmave pas tërmetit të djeshëm

Po vazhdon solidariteti në mbarë vendin pas tërmetit të djeshëm në Shqipëri.

Në Gjilan, grupi i tifozëve “Intelektualët” po vazhdojnë edhe sot mbledhjen e gjësendeve në këtë qytet.

Sipas organizatoreve është një numër i madh i qytetarëve qe kanë kontribuar.

Dje qytetarët e Gjilanit kanë mbledhur një sasi të madh të ndihmave, rreth 30 kombi janë dërguar si dhe një sasi e parave në vlerë afër 3000 eurove.