Ilustrim

Gjilan: Shtatë persona përfshihen në rrahje

Shtatë persona, nga ta një i mitur, janë përfshirë në një rrahje e cila ka ndodhur dje në Gjilan.

Policia ka njoftuar se rrahja ndodhi pas një mosmarrëveshjeje mes shtatë personave.

Gjithashtu në raportin ditor të policisë thuhet se disa të lënduar kanë marrë trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të këtij të fundit katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.