Gjilan: Policia konfiskon një gjedh, dërgohet në terminalin doganor

Njësiti policor dje në fshatin Zhegër të Gjilanit ka ndaluar një kamion me targa vendore që po transportonte 25 gjedhe.

Spias policisë, i dyshuari nuk posedonte dokumentin e transportit dhe të dezinfektimit të kamionit.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe inspektori i AUV-it, dhe gjatë verifikimit një gjedh ka rezultuar se nuk posedonte  numër matrikulues. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i janë liruar kamioni me 24-copë gjedhe, ndërsa një gjedh i konfiskohet dhe dërgohet në  terminalin doganor, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.