Gjilani

Gjilan, policia kap 10 qese me marihuanë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bastisur një shtëpi në Gjilan dhe aty ka gjetur dhe konfiskuar dhjetë qese me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 19:50.