Gjilan, Policia e AUV ndalojnë një aheng

Policia ka njoftuar se ka ndaluar një organizim hotelier në kundërshtim me madat Anti COVID.

“Nesiti patrullues të policisë së Kosovës nga Stacioni Policor në Gjilan kanë pas një informatë të marr nga rrugët operative për një organizim tek një restaurant këtu në komunën e Gjilanit”, njofton Policia.

“Menjëher janë informuar Inspektorët Sanitar të AUV, dhe të njejtit pasi kanë parë gjendjen faktike kane marrë veprimet e tyre konformë ligjit, duke i shqiptuar gjobën e poshtëcekur, me vlerë prej 500 euro per mos respektim të madav anti COVID-19”, bën të ditur Policia.