Gjilan, përfundon projekti i mirëmbajtjes së Liqenit të Livoqit

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se dje ka përfunduar projekti “Duane Liqenin Tuaj”, i cili ka pasur për qëllim pastrimin e hapësirës rreth Liqenit të Livoqit.

Komuna ka theksuar se ky aktivitet ka qenë në plan të organizohet nga aktivistë e vullnetarë por për shkak të pandemisë COVID-19 është kontraktuar një kompani.

“Dje ka përfunduar projekti “Duane Liqenin Tuaj’’, i cili ka pasur për qëllim pastrimin e hapësirës për rreth liqenit të Livoqit. Aktivitetet për pastrimin e liqenit kanë qenë të parapara të organizohen me aktivistë dhe vullnetarë, mirëpo për shkak të pandemisë COVID-19 nuk ka qenë e mundur një organizim i tillë dhe si rrjedhojë e kësaj situate AZHR LINDJE ka kontraktuar kompaninë Rajonale ECO – Higjiena për mirëmbajtjen e hapësirave rreth liqenit gjatë katër muajve dhe atë nga muaji prill deri në fund të këtij muaji,” thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se në këtë projekt ka marr pjesë edhe nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli si dhe janë vendosur kontejnerë dhe pano infomuese për vizitorët e Liqenit.

“Në kuadër të këtij projekti, në të cilin ka marr pjesë e forme te mbeshtetjes në mënyrë permanente edhe nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, janë vendosur dy (2) konteinerë për mbeturina në mënyrë që vizitorët e liqenit të kenë vend të caktuar ku të hudhin mbeturinat e tyre dhe që të ruhet bukuria e hapësirës rreth liqenit.
Po ashtu, janë vendosur dy pano informuese nga ku vizitorët e liqenit mund të informohen për madhësinë dhe thellësinë e liqenit, llojet e peshkut që jetojnë aty, si dhe shenja vetëdijesuese për ruajtjen dhe mbrojtjen e hapësirave rreth liqenit,” thuhet tutje në njoftim.

Agim Zeka, drejtor ekzekutiv i Agjencisë për Zhvillim rajonal ka falënderuar komunën e Gjilanit dhe të gjithë partnerët për bashkëpunim në impelementimin e këtij projekti, zyrën e kryetarit dhe drejtorinë për Inspekcion.

“Duam t’i falenderojmë të gjithë partnerët për bashkëpunimin që kanë treguar gjatë implementimit të këtij projekti, veqanerisht zyrën e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, DKA’në DKRS’në, Drejtorinë për Inspekcion. Lusim të gjithë peshkatarët rekreativ sportiv dhe të gjithë vizitorët që të jenë të kujdesshëm dhe të ruajnë ambientin pranë liqenit duke hudhur mbeturinat në kontinierët e vendosur”, ka thënë Agim Zeka, drejtor ekzekutiv i Agjencisë për Zhvillim Rajonal -lindje,” është shprehur Zeka.

Projekti “DUANE LIQENIN TUAJ” ka qenë në kuadër të programit “Empower – Engage – Build Oënership”, financuar nga fondet e Bashkimit Evropian, të menaxhuara nga Zyra e BE në Kosovë, mbështetur nga Balkan Green Foundation (BGF) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe implementuar nga AZHR – Lindje.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.