Gjilan, paraburgim ndaj dy të dyshuarve për dhunimin e së miturës

Dy personave me inicialet A.M. dhe L.M. iu është caktuar paraburgimi nën dyshimin se kanë dhunuar një vajzë nën moshën 16-vjeçare.

Paraburgimi iu është caktuar për 30 ditë.

Sipas njoftimit të gjykatës dy të pandehurit gjatë muajit mars-prill në fshatin Pasjak e Velekincë e kanë detyruar të miturën nën 16 vjeç të kryejë akte seksuale pa pëlqimin e saj.

“Viktimë kjo posaçërisht e ndjeshme për shkak të moshës nën 16 vjeç, e cila nuk ka mundur të gjykojë e të vlerësojë pasojat e një marrëdhënie të tillë e që nënkupton marrëdhënie seksuale” thuhet tutje në njoftimin e Gjykatës së Gjilanit.

Po ashtu, gjykata ka njoftuar se palët kanë të drejtë ankesë ndaj këtij vendimi.