Foto: Ilustrim

Gjilan: Një person dyshohet se u rrah e u qëllua me armë zjarri për shkak të një prone

Një person ka raportuar në polici se ishte sulmuar nga katër persona për shkak të një prone.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjilan. Ankuesi ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar me mjete të forta dhe qëlluar me armë zjarri nga katër të dyshuar.

Këta të fundit sipas policisë janë larguar në drejtim të panjohur.

Viktima kishte marrë plagë në këmbë dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit.

Të dyshuarit janë kërkuar në shtëpitë e tyre por nuk janë gjetur ndërsa janë duke u kërkuar nga policia.

Rasti është hapur si vrasje në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje.