Ilustrim

Gjilan, një pacient me COVID-19 në CPAP aparaturë, pesë të tjerë me oksigjeno-terapi

Në Spitalin Rajonal të Gjilanit janë duke u trajtuar 19 pacientë të infektuar me COVID-19. Pesë prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe një me maskën CPAP.

“Rreth 19 pacientë i kemi me COVID-19, me oskigjeno-terapi janë pesë dhe një me maskën CPAP, pra gjendja e tij është më e komplikuar”, tha Nisret Hajrullahu për KALLXO.com.

Në këtë komunë sot nuk është shënuar asnjë rast me coronavirus, përderisa në nivel vendi janë regjistruar 63 raste të reja me COVID-19, ndërsa janë shëruar 87 pacientë.

Komuna me më së shumti raste të infektimit me coronavirus aktualisht është Prishtina. 24 raste të reja në kryeqytet janë shënuar sot.

Krahasuar me numrin e rasteve aktive në javët e kaluar ditëve të fundit ka pësuar rënie. 1 mijë e 730 raste aktive aktualisht janë në nivel vendi.

Numri total i rasteve pozitive është 15.333 raste nga 64.230 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes.

Sot nuk është shënuar asnjë rast i vdekjeve nga SARS-CoV-2 në Kosovë.