Gjilan, një i ndaluar për kontrabandim me migrantë

K.Sh. i dyshuar për veprat penale kontrabandim me migrantë dhe posedim të narkotikëve është ndaluar për 48 orë nga Prokuroria e Gjilanit.

Sipas Prokurorisë ekziston dyshim i bazuar se i dyshuari K.Sh. më 19 tetor 2019, rreth orës 21:50, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore kishte tentuar te kontrabandonte migrantë.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari K.Sh. ishte marrë vesh me të dëmtuarin R.O. që do t’i organizonte udhëtimin për në Belgjikë.

Pasi që i dëmtuari R.O. nuk kishte dokumente valide për të udhëtuar për në Belgjikë duhej të paguante 3 mijë e 500 euro pasi të arrinte në Belgjikë.

Pas kontrollit nga Policia, të dyshuarit i janë gjetur edhe 3.6 gramë narkotik të llojit kokainë.