Ilustrim

Gjilan, nëna raporton zhdukjen e vajzës së mitur

Një grua në Gjilan ka raportuar se vajza e saj e mitur është zhdukur nga data 17 gusht 2022 në ora 22:00.

Sipas Policisë, ankuesja ka raportuar se vajza e saj  e mitur ka dalë nga shtëpia me shoqet e saj dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.