Gjilan, nën kërcënimin e thikës ia grabisin 600 euro në vendin e punës

Një grua në Gjilan ka raportuar në Policinë e Kosovës se deri sa ishte në vendin e punës, një person i maskuar nën kërcënimin e thikës ia ka grabitur 600 euro.

Sipas Policisë nuk raportohet për të lënduar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:30 dhe është duke u hetuar nga njësitë relevante policore.