Ilustrim

Gjilan - Ndërhyri t`i ndante dy persona që po përlesheshin, theret me thikë

Një person është therur aksidentalisht gjatë ditës së djeshme në fshatin Uglar të Komunës së Gjilanit.

Policia ka njoftuar se ngjarja ndodhi pasi që viktima në këtë rast kishte ndërhyrë për të ndare dy të dyshuar deri sa po përlesheshin mes vete.

Dy të dyshuarit janë arrestuar nga policia për veprën penale vrasje të rëndë në tentativë.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Të dyshuarit pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.